Uncategorized

Argjentina aprovon vaksinën Sinopharm për fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 10 October 2021

Argjentina aprovoi së fundi përdorimin emergjent të vaksinës anti-Covid të zhvilluar nga kompania farmaceutike kineze “Sinopharm”, për pacientët pediatrik të moshës 3-11 vjeç. Njoftimi u dha nga ministrja e Shëndetësisë, Carla Vizzotti, përcjell “Xinhua”.

Në Argjentinë, të miturit, përfshirë edhe këtë grupmoshë, janë rreth 6 milionë.

Ndër të tjera, Vizzotti theksoi se Argjentina parashikon të përfundojë vaksinimin për personat mbi 3 vjeç brenda vitit.

-Advertisement-

Autoritetet arsimore bënë të ditur se presin që kjo masë të ndihmojë në rifillimin fizik të mësimit, në vendin e Amerikës së Jugut.

Në Argjentinë, ka pasur më shumë se 5 milionë raste me Covid-19 dhe të paktën 115.000 vdekje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera