Sport

Ardian Nuhiu tregon planin e Dritës për pesë ndeshjet e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 21 April 2019

Drita ka luajtur baras 1-1 me Trepçën ’89, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu deklaroi se deri ne fund të kampionatit do ti jep hapësirë edhe futbollistëve tjerë:

“Pozita në të cilën ndodhemi dhe mungesa e objektivit na bënë që ndeshjen zakonisht të mos e nisim në mungesën e lartë. Nuk është mungesë motivimi, pasi që djemtë po reagojnë në pjesën tjetër të lojës dhe po shfaqin dëshirën për të luajtur. Sot luajtëm mirë, kontrolluam ndeshjen në pjesën më të madhe, por çaluam në finalizim. Deri në ndeshjet e fundit ne do ti japim hapësirë edhe futbollistëve të tjerë, sikurse sot që patëm këtë mundësi për ta bërë”, deklaroi Ardian Nuhiu për Gazetasheshi.com.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera