Sport

Ardian Nuhiu i lumtur pas fitores ndaj Llapit, kjo është deklarata e tij

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 03 December 2020

Drita mposhti Llapin me rezultat minimal 1-0, duel ky i mbetur që nga java e parë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka përgëzuar futbollistët për angazhimin e treguar.

“Pa diskutim. E kemi ditur se do të jetë një ndeshje e vështirë. Një bravo e madhe për futbollistët që u angazhuan shumë. Shfrytëzuam një pakujdesi të kundërshtarit dhe ia dolëm të marrim pikët, që ishte edhe synimi ynë i vetëm

-Advertisement-

.Duhet të jemi më të vëmendshëm në konkretizim të rasteve, e kjo u vërejt në pjesën e dytë. Sa i përket derbit me Ballkanin, do të përgatitemi maksimalisht” është shprehur Nuhiu për Art Sport.

Pas kësaj fitore Drita gjendet në vendin e dytë me 33 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera