Sport

Ardian Nuhiu flet pas fitores së madhe ndaj Gjilanit, ka edhe një dedikim special pas triumfit ndaj gjilanasve

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 29 November 2020

Drita e ka mposhtur Gjilanin krejt në fund të takimit me përmbysje rezultati nga 2-1 në 2-3, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së 15-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘bardhekaltërve’, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se ka besuar në këtë rikthim rezultati.

“Kisha besim që do ta rikthenim rezultatin, pasi që djemtë po luanin mirë dhe po krijon shumë. Ishte çështje kohe se kur do të shënonim. Ndeshjet e tilla janë për t’u fituar dhe mua më vjen mirë për futbollistët që treguan karakter të madh dhe falë dëshirës së zjarrtë edhe arritën fitoren”, deklaroi Nuhiu për Art Sport.

-Advertisement-

Këtë fitore trajneri shkupjan i’a ka dedikuar ‘Intelektualëve’, të cilët në mënyra të ndryshme po i japin motiv skuadrës.

“Fitoren u’a dedikojmë ‘Intelektualëve’, pasi që kanë gjetur mënyra dhe na kanë motivuar edhe jashtë fushës. Të gjithë futbollistët të cilët u angazhuan janë të rëndësishëm për ne. Inkuadrimi i Vucajt i dha ritëm skuadrës”, përfundoi Ardian Nuhiu.

Pas kësaj fitoreje Drita renditet e dyta me 30 pikë, dy me pak se Ballkani që kryeson./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera