Sport

Ardian Nuhiu flet pas barazimit me Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 20 December 2020

Drita ka luajtur baras 1-1 në udhëtim të Prishtina, në duelin e mbetur të xhiros së tretë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, golin për vendasit e realizoi Besnik Krasniqi në minutën e 38’ nga pika e bardhë, kurse për mysafirët shënoi Fidan Gërbeshi në minutën e 85’ po ashtu nga penalltia.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka thënë se Prishtina ka pasur raste më të pastërta, por portieri i ka mbajtur në lojë.

-Advertisement-

“Në përgjithësi mendoj se ishte ndeshje e hapur, ndeshje derbi të cilën të dyja skuadrat donin ta fitonin. Prishtina kishte raste më të pastërta, nuk diskutohet, por portieri na mbajti në lojë. Pjesa e dytë na takoi neve dhe erdhëm deri tek goli, meritat i shkojnë të gjitha futbollistëve që kanë bërë gjysmë sezon të jashtëzakonshëm dhe na kanë bërë krenar për paraqitjet e tyre”

“Nuk diskutohet që jemi të kënaqur, grupin e kemi këtu do ta mbajmë teksa nëse shohim të arsyeshme të përforcohemi do ta bëjmë këtë gjë”- përfundoi Nuhiu.

Pas këtij barazimi Drita është shpallur kampione vjeshtore me 41 pikë, ndërsa Prishtina ka përfunduar e treta me 32 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera