Sport

Ardian Nuhiu flet para ndeshjes me Sileksin në Evropa Ligë

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 16 September 2020

Trajneri i skuadrës së Dritës, Ardian Nuhiu, në një konferencë për media ka folur para sfidës ndaj Sileskit, shkruan Gazeta inFokus.

Nuhiu është shprehur optimist për sfidën e nesërme ndaj ekipit maqedonas.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Sileksi ka bërë ndeshje të mira viteve të fundit, gjithashtu është në përparësi pasi është në ritëm pasi ka filluar kampionati në Maqedoninë e Veriut për dallim nga ne që ende s’kemi startuar. Dhe nuk kemi pasur të drejtë të luajmë miqësore. Gjithsesi ne jemi gati për këtë ndeshje, do të bëjmë maksimumin. Futbollistët janë gati dhe besoj shumë në grupin e lojtarëve”, deklaroi trajneri shkupjan.

-Advertisement-

Ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Dritës zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup nga ora 20:45.

Kjo përballje i takon rundit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTK.

Fituesi i këtij takimi do të ndeshet me Legian e Varshavës në Poloni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera