Lajme

Ardian Kastrati – Qeverisë: Terrin nuk e gjetët, por e sollët ju

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 28 December 2021

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike, Ardian Kastrati ka thënë që Qeveria Kurti e ka sjellë terrin në Kosovë.

“Terrin nuk e gjetët mes jush, por e sollët ju terrin”, tha Kastrati duke iu drejtuar pozitës.

Ai tha se Qeveria është duke kukatur sikur bebet dhe se po fajëson qeveritë e kaluara për situatën e krijuar me rrymë.

-Advertisement-

“Bizneset janë me gjenerator, njerëzit vuajnë në të ftohtë. Ju kukatni. Jeni bërë Qeveri e kukamave sikur ato bebet ‘ve, ve çfarë keni bërë që 20 vjet, ve, ve që 20 vjet’. Në këtë situatë emergjente njerëzit kanë nevojë për zgjedhje”, deklaroi Kastrati.

Deputeti i PDK-së tha se Qeveria ka mundur që të kontraktojë rrymën qysh në muajt e verës.

“Keni mujt në verë me kontraktua blerjen e rrymës siç e kanë bërë qeveritë përreth. Keni dështuar në afatshkurtër, po dështoni në afatmesme. Jeni para një zgjedhje ose terr, ose me qajtë ‘ve, ve’, ose me e rritë çmimin e rrymës”, ka thënë ai.

Në seancën e sotme është duke u diskutuar lidhur me krizën energjetike që e ka kapluar Kosovën ditëve të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera