Sport

Ardian Ismajli u transferua në Serie A, reagon klubi i tij i parë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 14 September 2020

Ardian Ismajli gjatë ditës se sotme ka kompletuar transferimin e tij në Spezia, ekip ky që këtë sezon do të luaj në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka kaluar nga Hajduk Spliti te ekipi italian për shumën e 2.5 milionë eurove.

Ismajli që karrierën e ka nisur te klubi i 2 Korrikut, sot ka bërë hapin më të madh në karrierën e tij si futbollit.

-Advertisement-

E për këtë arritje të tij është gëzuar edhe klubi ku i mori hapat e parë, 2 Korriku.

Ata janë shprehu të lumtur për këtë arritje të ish-futbollistit të tyre, si dhe i kanë dëshiruar suksese në vazhdimin e karrierës lojtarit nga Prishtina.

Më poshtë keni postimin e plotë të klubit prishtinas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera