Lajme

Ardian Gjini reagon pas kërcënimit

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 16 March 2022

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, është deklaruar pas raportimit se një person është ndaluar pasi e ka kërcënuar atë personalisht brenda objektit të komunës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se një qytetarë ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdor fjalë kërcënuese.

“Një qytetar ka ardhur në objektin e komunës dhe në korridor ka filluar të ngris zërin dhe të përdorë fjalë kërcënuese. Për këtë rast është lajmëruar policia e cila ka verifikuar kamerat e sigurisë dhe zërin dhe me sa jam unë në dijeni e ka ndaluar personin. Duhet të sqaroj për të gjithë se për çfarë do fjale fyese apo ton kërcënues ndaj zyrtarëve publik të zgjedhur ose shërbyesi civilë, duhet të veproj ligji”, është shprehur Gjini./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera