Lajme

Ardian Gjini: Asociacioni është pjellë e gabimeve të të tjerëve

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 08 February 2023

Kryetari i Gjakovës dhe njëherit zyrtari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Asociacioni ka ardhur falë gabimeve të bëra në të kaluarën. Mirëpo ai ka thënë se Qeveria duhet të shpërfaqë se çfarë zgjidhje do të sjellë.

Gjini ka shtuar se AAK e inkurajon qeverinë që të pranojë planin franko-gjerman.

“Asociacioni është pjellë e gabimeve të të tjerëve. Mirëpo tash jemi këtu. Duhet të gjejmë zgjidhje. Nëse Qeveria e ka, le ta sjellë. Mirëpo këta nuk po thonë asgjë vetëm nuk me pranojmë”, tha Gjini.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se, në bazë të shembujve të të kaluarës, shtetet e vogla që kanë refuzuar propozime të shteteve të mëdha kanë rënë në marrëveshje edhe më të pafavorshme.

“Merreni shembuj cilindo shtet që ka refuzuar propozimet e dhëna nga fuqitë e mëdha të cilat kanë hargjuar energji për të ardhur me një zgjidhje, e më pastaj kanë ardhur tek një marrëveshje më e favorshme. Nuk ka.”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera