Lajme

Ardian Gjini: AAK-ja nuk është kundër Amerikës

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 30 January 2019

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, gjatë një debati televiziv ka folur në lidhje me gjendjen aktuale në Republikën e Kosovës.

Kryesisht debati u bë rreth taksës, ku Gjini u shpreh se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk është kundër SHBA-ve, shkruan gazeta inFokus.

“Nuk ka format më të pastër pro-perëndimor se që e ka Aleanca në raport me Amerikën. Na e nin për Amerikën. E ndjejmë si borxh të përjetshëm për atë që kanë bërë ata për neve. Ka njerëz që edhe do të luftonin për Amerikën” tha Gjini.

-Advertisement-

Ai shtoi se Kryeministri Haradinaj po kërkon marrëveshje në lidhje me pezullimin e taksës.

“Kryeministri nuk po refuzon me i pezullu tarifat, por jo pa një marrëveshje, sepse Kosova bjenë në një pozitë jo të mirë, nuk ka të bëj me Kryeministrin, por ka të bëj me vendin. Nëse pranojmë ta pezullojmë taksën pa marrëveshje, Kosova do ta humb respektin edhe të miqve të vet” u shpreh Ardian Gjini.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera