Sport

Arda Turan refuzon të lë Barcën për Galatasarayn

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 08 September 2017

Transferimi i Arda Turanit për në Galatasaray është ndalur pasi lojtari nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

Ndërkohë që të dy klubet kishin arritur në parim një marrëveshje për lojtarin që të huazohej për dy sezone, Arda ka refuzuar të kthehet në atdheun e vet.

Pak ditë më parë ai kishte bërë një deklaratë në këtë drejtim, duke thënë se dëshiron të mbetet te katalonasit edhe në tre vitet e mbetura të kontratës.

-Advertisement-

Por, trajneri i skuadrës spanjolle Ernesto Valverde nuk po llogaritë në shërbimet e mesfushorit turk.

Ndryshe, Barcelona dhe Galatasaray kanë kohë deri në mesnatën e së premtes për të bindur Turanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera