Sport

Arbnor Morina ‘shpërthen’ me deklaratën e tij për trajnerin dhe lojtarët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 12 October 2021

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Gjeorgjia të martën mbrëma në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas kësaj ndeshje trajneri dhe analisti i mirënjohur kosovar, Arbnor Morina, ka kritikuar ashpër trajneri dhe lojtarët e kombëtares së Kosovës.

Ai ka thënë se nga trajneri e deri te lojtari i fundit nuk janë duke e ndjerë fanellën.

-Advertisement-

‘Nga trajneri deri te lojtari i fundit nuk janë duke e ndjerë atë që po luajnë për reprezentacionin. Nuk duhet të japin gjithçka vetëm kur e kanë stadiumin e mbushur, por edhe kur ata nuk i kanë me vete”, ka thënë Morina në RTK.

Kosova ndeshjen e fundit e luan në udhëtim te Greqia në muajin nëntor./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera