Sport

Arbnor Morina: Ishte ndeshje e vështirë

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 16 October 2020

Arbëria u mposht nga Ballkani me rezultat 4-2, në kuadër të javës së gjashtë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina i shkaktoj vështirësi të mëdha suharekasve, por nuk arriti t’ia marrë pikët.

Pas ndeshjes trajneri Morina deklaroj që ishte një ndeshje e vështirë, ashtu siç edhe kishin pritur.

-Advertisement-

“Ndeshje tejet e vështirë, pikërisht ashtu siç e kishim parashikuar. Djemtë e dëshmuan edhe njëherë që po dijnë të luajnë futboll, ani pse nuk arritën ta ruanin rezultatin. Kundërshtari na dënoj, sepse në skuadër ka fond të madh të lojtarëve, sikurse ata që ishin duke luajtur, po ashtu edhe ata që u inkuadruan në lojë”.

Ndërsa i pyetur për penaltinë, Morina tha që mund t’i shihni pamjet dhe ta vlerësoni vet.

“Për cilën penalti e keni fjalën, sepse ishte një penalti në favorin tonë në pjesën e parë. Ndërkohë, për këtë penaltinë e Ballkanit mund t’i shihni pamjet dhe ta vlerësoni më vonë, pasi që gjyqtarët e vlerësuan si të tillë dhe vetëm ata e dijnë”, deklaroi Morina për “Art Sport 1”.

Pas kësaj humbje Arbëria gjendet në vendin e tretë me 8 pikë të grumbulluara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera