Sport

Arbnor Morina flet për ecurinë e seancave stërvitore te skuadra e Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 31 January 2018

“Bardh e kuqët” e Gjilanit, me mjaft sukses po zhvillojnë fazën e dytë të përgatitjeve në qytetin bregdetar në Ulqin.

Futbollistët e trajnerit Arbnor Morina dhe shtabit të tij, si asnjëherë më parë janë duke u përgatitur për sfidat pranverore të cilat i presin në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjerë më tani gjithçka po shkon sipas planit, futbollistët mjaft mirë ju kanë qasur ushtrimeve nga dy herë në ditë, secili futbollist po jep angazhimin e duhur që të fiton një vend në formacion kjo po na bën që të kemi shpresa të mëdha në sfidat e pranverës, ndërsa më tepër jemi përqendruar në ndërlidhjet e reparteve dhe skemave të lojës të cilat do ti zbatojmë në ndeshjet kampionale”, ka bërë të ditur trajneri Morina.

-Advertisement-

Arbnor Morina ka bërë të ditur se edhe përforcimet të cilat i kanë bërë gjatë afatit dimëror janë përshtatur mjaft mirë.
“Karabegu, Turku, Hyseni e Hajdini, i janë përshtatur mjaft mirë skuadrës çka presim shumë nga këta futbollist, ndërsa futbollisti nga Kamereuni Emmanuel Mbella ju ka bashkangjitur menjëherë skuadrës duke ju adaptuar skuadrës në ënyrë fenomenale, shihet se ky futbollist ka kualitete dhe pritet nga ai të dëshmohet gjatë stinorit pranveror”.

Skuadra e Gjilanit pritet të rikthehet në shtëpi të shtunën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera