Sport

Arbnor Morina flet para ndeshjes me Prishtinën, ka një mesazh për kryeqytetasit

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 18 February 2021

Arbëria është nikoqire e Prishtinës, në duelin e vlefshëm për javën e 20-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, të premten nga ora 13:00.

Para kësaj ndeshje për Gazetën inFokus ka folur trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina.

-Advertisement-

Ai e ka cilësuar ndeshje të vështirë ballafaqimin me prishtinasit, derisa ka shtuar se synojnë rezultat pozitiv.

“Ndeshje e vështirë kundër një Prishtine të fuqishme, por edhe kësaj radhe do të mundohemi të paraqitemi mirë si në dy takimet e kaluara me ta dhe të synojmë rezultatin pozitiv”, tha fillimisht Morina.

Morina ka një mesazh për “ekspertët” e futbollit në lidhje me Arbërinë | Gazeta Sheshi

Tutje tekniku prishtinas shprehi besimin e plotë te futbollistët e tij.

“Do të luajmë përsëri në Ferizaj, prap jashtë shtëpisë tonë, por prap me besimin e plotë në futbollistët e mi, te cilët krejt kohën kanë treguar lojëra të mira dhe të bukura, e që nuk dyshoj që edhe nesër do të jetë njëjtë”, deklaroi Arbnor Morina.

Para kësaj ndeshje Arbëria renditet e gjashta me 22 pikë, kurse Prishtina e treta me 35 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera