Ekonomi

Arbitrazhi metodë efikase për zgjidhjen e kontesteve brenda sektorit financiar

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 22 August 2017

Arbitrazhi tregtar është duke u dëshmuar si metodë efikase e zgjidhjes së kontesteve komerciale edhe brenda sektorit fiannciar në përgjithësi dhe atij bankar në veçanti.

Për të diskutar lidhur me përpëarësitë e arbitrazhit brenda sektorit bankar Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar një tryezë me përfaqësues të bankave, arbitra, avokatë, gjyqtarë, si dhe përfaqësues të Odës së Përmbaruesve Privatë.

Për përparësitë e arbitrazhit foli arbitri dhe njëkohësisht ekspert i kësaj fushe, Fisnik Salihu, derisa për përparësitë e ndërmjetësimit foli Shibani Shah, zëvendësudhëheqëse e programit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar mbi Përmbarimin dhe Legjislacionin Komercial (USAID CLE).

-Advertisement-

Tryeza ka rezultuar me debat cilësor dhe me informata inkurajuese se sektori bankar tashmë ka përqafuar idenë e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit, si dhe ka konsideruar të dyja këto si alternativa të vetme për zgjidhjen e kontesteve, për propozim të klienti.

Në lidhje me këtë e në mënyrë që të adresojë nevojat jo vetëm të anëtarëve të Odës por edhe të gjithë sektorit bankar, Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka marrë përsipër  dizajnimin e shembujve të marrëveshjeve të arbitrazhit për sektorin bankar dhe institucione të tjera financiare, në mënyrë që të influencojë më tutje pranimin e arbitrazhit tregtar në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera