Lajme

Arbërie Nagavci: Kur një popull s’i nënshtrohet një njeriu, atëherë aq më pak një shteti

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 28 May 2020

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë ky popull nuk i nënshtrohet një njeriu, e “aq më pak një shteti”.

“Kur një popull s’i nënshtrohet një njeriu, atëherë aq më pak një shtet. Se shteti është për popullin e populli tashmë është ngritur për veten e vet”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ndryshe Gjykata Kushtetuese ka ardhë në përfundim që dekreti i presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër është në përputhje me Kushtetutën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera