Lajme

Arbërie Nagavci jep lajmin e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 29 August 2023

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se janë finalizuar të gjitha përgatitjet për fillimin e arsimit dual në 12 profile, përfshirë përmbajtjen e kurrikulave duale.

Me anë të një postimi në Facebook ajo shtoi se grupet punuese për adaptimin e kurrikulave, tashmë kanë finalizuar përmbajtjen e kurrikulave duale sipas formatit të ri dhe se pjesë e këtyre grupeve kanë qenë mësimdhënës të profileve të ndryshme bashkë me profesionistë të fushës.

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kemi finalizuar të gjitha përgatitjet për fillimin e arsimit dual në 12 profile, përfshirë përmbajtjen e kurrikulave duale. Grupet punuese për adaptimin e kurrikulave, tashmë kanë finalizuar përmbajtjen e kurrikulave duale sipas formatit të ri. Pjesë e këtyre grupeve kanë qenë mësimdhënës të profileve të ndryshme bashkë me profesionistë të fushës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.
Krahas punës për finalizimin e kurrikulës, Nagavci ka thënë se është mbajtur edhe takimi i Task Forcës për inicimin dhe implementimin e arsimit dual, ku është diskutuar për përgatitjet për vitin shkollor, definimin e formatit të kontratave në mes të bizneseve dhe nxënësve si dhe kornizën ligjore për arsimin dual.

-Advertisement-

“Anëtarët e Task Forcës (përfshirë përfaqësues të ministrive, shkollave, bizneseve, odave dhe shoqatave) janë të përkushtuar në përmbushjen e detyrave për të kontribuar në avancimin e mëtejmë të arsimit dual në Kosovë. Falenderoj të gjithë për kontributin dhe implementimin e sukseshëm të arsimit dual në Kosovë”, ka shkruar Nagavci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera