Lajme

Arbërie Nagavci: Do e respektojmë vendimin e Kushtetueses për mandatarin

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 19 May 2020

Arbërie Nagavci: Do e respektojmë vendimin e Kushtetueses për mandatarin

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se do e respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Nagavci deklaroi se shpreson në vendim të drejtë nga kjo Gjykatë.

-Advertisement-

“Ne shpresojmë shumë që gjyqtarët të kenë integritet dhe të mos përballen me presion në vendimin e tyre, Vetëvendosje ka pasur kritika edhe më herët por çdo herë ka respektuar vendimin e Gjykatës për këtë lutem që gjymëtarët të japin vendim të drejtë”

“Është Qeveria Kurti ajo që u ka kthy dinjitetin institucioneve të Kosovës, Vetëvendosje do e respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë them se besojë që te ketë një vendim të drejtë”.

Nagavci mes tjerash ka thënë se Kushtetua me vendimin e duhur por që Partia Demokratike nuk po e përkrahë dhe se për këtë nuk po lejojnë mbajtjen e seancës ku temë diskutimi do të jetë menaxhimi i pandemisë.

“Kushtetuta në vendimin e marrë në rastin e pandemisë për të treguar kujdes të shëndetit të qytetareve e dini që masat kanë qenë të duhura por ju dhe partia juaj nuk po e pranoni këtë”.

“Zonja Osmani bashkë me pesë deputet dhe mua kemi shqyrtuar ligjin për pandeminë dhe ju nuk po e përkrahni dhe nuk po mundësoni të mbahet seanca”, tha Nagavci në Klan Kosovë.

Nagavci mes tjerash ka folur edhe për vdekjen e Agon Musliut në Qendrën e Studentëve.

“Për të ndjerin është mirë më pas respekt, ngushëllimet më të sinqerta për ta duhet të jeni të përmbajtur dhe të mos e politizoni rastin, deklaratat e prindit janë të kuptueshme sepse secili prind e ndjenë dhe unë bashkë ndjejë më të por ndihem keq se si ju e keqpërdorini këtë rast, organet kompetente janë duke e hetuar rastin për secilin person që është i përfshirë në rast dhe njerëzit duhet të distancohen nga ky rast dhe të presin vendimin”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera