Sport

Arbëria dhe Feronikeli i ndajnë pikët

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 29 September 2020

Arbëria ka vazhduar me rezultatet pozitive në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Arbnor Morina ka luajtur baras 0-0 me Feronikelin, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt në Superligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq prodhoj raste të mira shënimi, por jo edhe gola.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi, Arbëria vazhdon kryesimin në Superligë më 8-të pikë të grumbulluara pas katër xhirove të luajtura, ndërsa Feronikeli pozicionohet i treti me 5 pikë.

Sfidën e ardhshme skuadra nga Lipjani e luan në udhëtim tek Gjilani, ndërsa Nikli në Drenas e pret Dritën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera