Lajme

Arbër Vokrri tërhiqet nga gara për kryetar të VV-së në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 05 September 2022

Arbër Vokrri, është tërhequr nga gara për kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Këtë ai e bëri të ditur nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Vokrri tha se po tërhiqet nga kjo garë për të eliminuar përçarjen brenda kësaj partie.

-Advertisement-

“Në këshillim me aktivistët u pajtuam se jemi në një kohë kur duhet evituar mundësia e përçarjeve dhe e polarizimeve si dhe kur duhet shmangur çfarëdo fushate eventuale negative e cila s’ka ndodhur më herët e s’bën të ndodhë as tani. Në këtë frymë unë e takova edhe kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me të cilin njihemi e bashkëpunojmë qe më tepër se 25 vjet. Biseduam për gjendjen organizative të subjektit tonë por poashtu edhe për situatën e përgjithshme në vend. Atij ia kumtova edhe qëndrimin tim – që e konsideroj si hap më të dobishëm tërheqjen nga kandidimi për kryetar të QPR. Protagonizmi në një fitore apo humbje përçarëse nuk i shërben askujt në këtë mes” – tha Vokrri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera