Lajme

Arbër Sejdiu buzëqeshi në seancë, avokati thotë se i provokoi familjarët e Marigona Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 04 August 2023

Familjarët e Marigona Osmanit, që ishin sot të pranishëm në seancën ku u shpall aktgjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, janë parë duke iu reaguar të akuzuarve.

Gazmend Rexhepi, avokat i familjes së Marigona Sejdiut, thotë se familjarët i kanë thënë Sejdiu i ka provokuar me shikime.

Në disa pamje të publikuara në Frontal të T7, Arbër Sejdiu, që është dënuar për ndihmimin e Krivaqës në vrasjen e 18-vjeçares, shihet duke buzëqeshur dhe duke thënë diçka. Kjo ka nxitur reagime të disa pjre familjarëve të Marigonës.

-Advertisement-

Avokati ka treguar se prindërit e Osmanit dhe familja e saj e gjerë kanë marrë pjesë në të gjitha seancat përgjatë gjykimit të Krivaqës dhe të Sejdiut.

Sipas Rexhepit, vepra për të cilën është akuzuar Sejdiu në rastin e vrasjes së Osmanit është dashur të rikualifikohet. Avokati thotë se videoxhirimet nga banesa ku është vrarë 18-vjeçarja tregojnë se ai ka marrë pjesë si bashkëkryes i krimit.

Dardan Krivaqa u dënua sot me burgim të përjetshëm për vrasjen mizore të partneres së tij, Marigona Osmanit. Ndërkaq, Arbër Sejdiu që ishte prezent gjatë vrasjes së Marigonës u dënua me 15 vjet burgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera