Lajme

Arben Vitia tregon çfarë diskutuan me Bekim Haxhiun

Autori: Gazeta inFokus 20:13 | 18 April 2021

Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar sot një takim me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu. Vitia përmes një konference për media pas mbledhjes se Qeverisë ka dhënë detaje rreth këtij takimi.

Vitia tha se Haxhiu ia ka prezantuar atij disa kontakte për sigurimin e vaksinave të cilat pritet të verifikohen nga ministria.

“Së pari falenderoj të gjithë qytetarët që po mundohen të na ndihmojnë, kjo është shenjë e mirë që secili qytetar e secila parti duhet ta bëjë. Ne do të jemi të hapur për secilin qe na vjen dhe na ofrohet sepse është detyrë e jona si Ministri e Shëndetësisë. Ne sot kemi pasur një takim me deputetin Haxhiu, ku ka prezantuar disa nga kontaktet që ne kemi mbetur për t’i verifikuar”, tha Vitia.

-Advertisement-

Haxhiu pas takimit ka njoftuar se Vitisë ia ka dhënë kontaktet e kompanisë që ofron sigurimin e 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

Vitia e ka ftuar Haxhiun në takim pasi ky i fundit ia ka dërguar ministrit kontaktet me email para dy ditësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera