Lajme

Arben Vitia: Testet për koronavirus kanë arritur, IKSHPK do të shtojë numrin e testimeve

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 29 March 2020

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se testet e reja të porositura për koronavirusin tashmë kanë arritur në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Vitia ka thënë që tashmë ky institucion do të fillojë të bëjë më shumë testime dhe sipas tij teste të tjera janë porositur, shkruan gazeta inFokus.

Vitia ka thënë se ata të cilët nuk i përfillin masat e qeverisë së Kosovës do të merren masa sipas ligjit për sëmundjet ngjitëse.

-Advertisement-

Ai edhe një herë bën thirrje që qyetarët të qëndrojnë në shtëpi.

“Gjoba dhe sanksione me ligjin për sëmundjet ngjitëse do të ketë për të gjithë ata që nuk përfillin masat e qeverisë”.

“Testet e reja kanë mbërritur në IKSHP. Kjo do të shtojë numrin e testimeve të këtij instituti. Ju bejmë thirrje për shtim të angazhimit të bashkëpunimit te juaj me ne. Ju kërkojmë të shmangni vizitat familjare. Kjo situatë do të kalojë më shpejt me bashkëpunimin tuaj andaj ju lutem për kujdes”, ka thënë Vitia./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera