Lajme

Arben Vitia sqarohet për nejën me çiftelia ku shkeli masat antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 08 April 2021

Një video e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ku shihej së bashku me shumë njerëz në një festë në shtëpi u bë virale në ditën kur u mor vendimi për masa të reja.

Vitia e ka komentuar këtë video në një konferencë për media dhe ka thënë se ajo mbledhi ka qenë para disa kohësh kur në Kosovë kishte masa të tjera antiCOVID.

Ai po ashtu ka thënë se kjo nuk e shfajëson atë nga pjesëmarrja në atë ‘festë’.

-Advertisement-

Arben Vitia thotë se ka marrë një lajm shumë të mirë nga ekipi i mjekësisë urgjente

“Është një ndejë familjare e para disa muajve kur kanë qenë në fuqi masa të tjera.

Mirëpo kjo nuk më shfajëson mua dhe pavarësisht kësaj askush nuk duhet të rrezikojë shëndetin publik”, ka thënë ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera