Lajme

Arben Vitia pas vendimit për masat e reja flet edhe për tubimet në kohë fushate

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 05 April 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ku u prezantuan masat e reja ka thënë se akuzat e qytetarëve që tubimet politike kanë ndikuar në rritjen e numri të të infektuarve, janë të sakta.

Vitia po ashtu ka thënë se duhet që të rrimë larg çdo tubimi të mundshëm që rrezikon shpërndarjen e virusit, shkruan Gazeta inFokus.

“Të gjithë dhe secili duhet të përpiqemi më shumë dhe duhet të kemi kujdes më shumë .

-Advertisement-

Keni kujdes bëni ajrosje dhe keni kujdes nga grumbullimet e tepërta.

Pse nuk kemi marrë masa që në ditën e parë. E vërteta është se pavarësisht planit që kishim do të ishte një plan arbitrar nëse nuk do të kalonte në shqyrtim dhe ë diskutim me të gjitha institucionet.

Me të drejtë qytetarët kanë kritikuar tubimet politike për përhapje dhe kjo është e vërtet mirëpo mos të harrojmë që çdo grumbullim është super shpërndarës”, ka thënë Vitia./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera