Arben Vitia paralajmëron masa të reja
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 02 April 2021
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se kanë pranuar konfirmim edhe nga kompanitë e tjera për sjelljen e vaksinave në Kosovë.
Ai tha se shpreson që këto vaksina të vijnë sa më shpejtë në Kosovë.
“Pajtohem me deputeten që nuk na duhet garë por bashkëpunim në këtë proces. Është lajm i mirë që kanë ardhur vaksinat. I falënderojë të gjithë akterët që kanë marr pjesë në negocimin e tyre. Me ardhjen në Qeveri e kemi intensifikuar këtë punë dhe kemi konfirmimin edhe nga kompanitë e tjera dhe shpresojmë që vaksinat të vijnë sa më shpejtë”, ka thënë Vitia.
Tutje ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë masa të reja kundër koronavirusit.
“Jemi duke punuar vazhdimisht në këtë drejtim. Masat që do të merren ditët në vijim nga terren është mirë që të respektohen nga të gjithë. Plani për vaksinim është përpiluar. Fillon me punëtorët shëndetësor dhe fillon me personat mbi moshën 80 vjeçare. I kemi listat e tyre. Ata nuk do të kenë nevojë që të aplikojnë online por edhe do t’i ftojmë. Të gjithë ata do t’i marrin vaksinat me këtë kontingjent”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Deputeti i AAK-së kërkon që Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin e kontratës me Pfizer
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Koso...
-
Haxhiu thotë se ka siguruar deri në 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se kërkohet vetëm miratimi i MSH’së
Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu thotë se ka arritur të kontaktojë me kompaninë...
-
Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojnë 65 vëzhgues nga asambleja e OSBE
Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vendosen javën e ar...
-
Prizreni “vlon” nga qytetarët pas iftarit
Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë gr...
-
PDK: Me pas shtet si duhet, Vitinë pas konferencës, do të duhej ta priste Prokurori me Policinë
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook ...
-
110 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive, 90 për qind me oksigjeno-terapi
Po vazhdojnë shifrat e larta të të vdekurve dhe rasteve të reja me Covid-19, ...
-
Pse s’po publikohet plani i Qeverisë Kurti II, flet Mimoza Kusari-Lila
Mimoza Kusar-Lila, ushtruese e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të ...
-
A refuzoi Arben Vitia të nënshkruaj kontratën për vaksina, flasin nga Pfizer dhe BioNTech
Kompania amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech në një përgjigje ekskluzive p...
-
Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i r...
-
Nushi për ministrin Vitia: Dr. Hipokriti po e trajton procesin e vaksinave si sekret shtetëror
Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në faceboo...
-
Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj
Serbia planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër ...
-
Të burgosurit e Smrekonicës kanë disa kërkesa për presidentën e kryeministrin
Të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë i kanë dërguar letër publik...