Lajme

Arben Vitia numëron ‘sukseset’ në shëndetësi me të në krye të ministrisë

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 29 August 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nmëruar disa nga sipas tij arritjet në shëndetësi prej fillimit të këtij viti.

Derisa sipas ministrit viti në QKUK nisi me vetëm një rezonancë magnetike tashmë është shtuar edhe një e teknologjisë së fundit.

Madje sipas tij edhe pritja në listën e pritjeve është ulur në 4 muaj, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë:

🚩Në janar 2023, në QKUK kishte vetëm 1 rezonancë magnetike dhe lista e pritjes ishte deri në 1 vit.

Aktualisht:

👉🏻 Një rezonancë magnetike e teknologjisë së fundit ne spitalin e pediatrisë u shtua.

👉🏻 U bë funksionale edhe një rezonancë magnetike në Spitalin Rajonal të Pejës.

👉🏻 Në fazën e përfundimtare procesi për rezonancën magnetike në Spitalin e Prizrenit.

✅ Në gusht 2023, asnjë rast urgjent për pacientët pediatrikë dhe onkologjikë nuk qëndron në pritje.

✅Lista për rastet e tjera tashmë ka rënë në 4 muaj. E po vazhdon të bie.

Vazhdojmë së bashku me stafin mjekësor punën për transformimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë.

Sfidat janë të shumta, por edhe më të mëdha janë dhe përpjekjet.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera