Lajme

Arben Vitia kërkon ndihmë nga Bekim Haxhiu i PDK-së për sigurimin e vaksinave

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 18 April 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, nga i cili ka kërkuar ndihmë për sigurimin e vaksinave.

Lajmin e ka bërë të ditur Haxhiu përmes një postimi në Facebook.

“Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të na ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer, të cilat kontakte ia kam dërguar ministrit me email para dy ditësh”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, shkruan Reporteri.net.

-Advertisement-

Postimi i Haxhiut:

Me ftesë të ministrit, Arben Vitia, sot zhvilluam së bashku një takim, në zyrët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Takimi kishte për qëllim shqyrtimin e ofertës dhe kontakteve me akterët që mund të na ndihmojnë në sigurimin e vaksinës Pfizer, të cilat kontakte ia kam dërguar ministrit me email para dy ditësh.

Ministrit Vitia, sekretarit Bardiqi dhe ekipit të MSH zyrtarisht ua ofrova komunikimin dhe kontaktet që i kam patur me Kompaninë e cila po na e ofron mundësinë e sigurimit të 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer.

Ministri Arben Vitia më falenderoi për gadishërinë time që t’i ndihmoj në këtë proces, sepse sigurimi sa me i shpejtë i vaksinave është shpëtim jete.

Ministri Vitia dhe sekretari Bardiqi u zotuan se Komiteti i MSH për sigurim të vaksinave, do të kontaktojë Kompaninë e cila mund të na i sigurojë një numër të jashtëzakonshëm të dozave me vaksinën Pfizer.

Tani i takon Ministrisë së Shëndetësi që të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe përkushtim në procedurat e mëtutjeshme për sigurim të vaksinave anti COVID-19.

Pavarësisht a jemi pozitë apo opozitë në këtë situatë të gjithë së bashku duhet të punojmë për të mirën e shëndetit të qytetarëve. Virusi po vret çdo ditë qytetarët e Kosovës pa dallim partie politike dhe partitë pa dallime politike duhet të punojnë për të mposhtur pandeminë.

Sigurisht se përgjegjësinë kryesore e ka subjekti politik që është në Qeveri.
Për më shumë se një vit pandemi të gjithë kemi humbur njerëz të dashur si pasojë e virusit COVID-19, prandaj vaksina është shpëtim jete!

Me ftesë të ministrit, Arben Vitia, sot zhvilluam së bashku një takim, në zyrët e Ministrisë së…

Posted by Bekim Haxhiu on Sunday, April 18, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera