Lajme

Arben Vitia kërkoi nga Hekuran Murati që shtesat për mjekët të mos përgjysmohen

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 26 April 2021

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në seancën e Kuvendit të Kosovës ka treguar se pas vendimit për përgjysmimin e shtesave për mjekët menjëherë ka biseduar me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, duke i kërkuar që shtesat të vazhdojnë të jenë të njëjta.

Mirëpo siç ka bërë të ditur Vitia kapacitetet e buxhetit të Kosovës janë kaq dhe nuk ka pasë mundësi të bëhet më shumë në këtë pjesë, shkruan Gazeta inFokus.

Presidentja Osmani nis procedurat për procesin e shumëpritur

-Advertisement-

“Jam takuar me ministrin Murati menjëherë pasi është marrë vendimi, për të biseduar për shtesat dhe për ti vazhduar ato siç kanë qenë, mirëpo pas bisedës u aprovua se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për një gjë të tillë”, ka thënë Vitia.

Kujtojmë se në qeverinë e kaluar shtesat për mjekët kanë qenë 300 euro për tre muaj ndërsa në pakon e qeverisë Kurti këto shtesa u përgjysmuan në 150 euro./Gazeta inFokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera