Lajme

Arben Vitia ftohet për intervistim për rastin e Agon Musliut

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 16 September 2020

Ish Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është ftuar për të u intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar par menaxhimin e Pandemisë.

Një gjë e tillë është vendosur të mërkurën, në mbledhjen e këtij Komisioni, shkruan Gazeta Infokus.

Poashtu së përveç Vitis të ftuar do të jenë edhe menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, infektologu Izet Sadiku si dhe njërin prind të të ndjerit, Agon Musliu.
Këtë e ka thënë kryetarja e këtij Komisioni, Mimoza Kusari Lila.

-Advertisement-

Intervistimi i tyre do të bëhet me datën 22 dhe 23 shtator.

“Ftohen katër dëshmitarët për interviste në Komision. Më datë 22 shtator, Valdet Hashani dhe prindi i Agon Musliut dhe më datë 23 shtator Izet sadiku dhe Arben Vitia”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndryshe, anëtarët e këtij Komisioni janë duke kërkuar dokumentacione të vendimeve që janë marrë nga Ministria Shëndetësisë prej fillimit të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera