Lajme

Arben Vitia e Përparim Rama takohen në shesh, përshëndesin njëri-tjetrin pas votimit

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 14 November 2021

Pas shfrytëzimit të drejtës së tyre për të votuar, kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama dhe ai nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia janë takuar në sheshin e Prishtinës.

Rama e Vitia janë përshëndetur mes vete me tu takuar.

Klankosova ka publikuar një foto të dy kandidatëve për të parin e Prishtinës duke u përshëndetur.

-Advertisement-

Kujtojmë që Rama e Vitia janë parë si shembull pas përballjes në një nga televizionet në vend.

Ata pas debatit janë përqafuar mes vete.

Në zgjedhjet e sotme lokale, Rama e Vitia u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Rama ka thënë se sot është një ditë e mirë për të filluar transformimin e Prishtinës.

“Mirëmëngjesi Prishtinë, Një ditë e shkëlqyeshme me diell, një ditë fantastike për të filluar transformimin e Prishtinës. Shumë dashni për Prishtinën tonë”, ka shkruar ai.

Ndërsa, Vitia është shprehur se sot është një ditë thelbësore për demokracinë.

“Është një ditë thelbësore për demokracinë edhe për shtetit tonë, sot vendoset fati i kryeqytetit tonë ndaj është e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit, prandaj bëj ftes që masivisht të gjitha bashkëqytetaret dhe bashkëqytetarët tonë të dalin në këto zgjedhje dhe ta forcojnë demokracinë e të japim shembull demokracisë siç kemi dhënë në këto vitet e kaluara”, u shpreh Vitia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera