Lajme

Arben Vitia demanton lajmin se nuk i pranoi vaksinat Phizer dhe BioNtech të cilat i siguroi Zemaj

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 16 April 2021

Ministri i Shëndtetësisë, Arben Vitia përmes një konference për media e ka demantuar lajmin  në të cilin thuhet seai nuk e ka nënshkruar kontratën me Pfizer dhe BioNtech, pasi se paraardhësi i tij, Armend Zemaj ka negociuar blerjen e tyre.

Vitia ka thënë se ky lajëm është i pavërtetë dhe dashakeq, shkruan Gazeta Infokus.

“Lajm i publikuar në gazetën Insajder është i pavertetë i dëmshme edhe dashakeq. Ne nuk mund të flasim për procedurate e sigurimit të vaksinës pasi që është konfedenciale. MSH ka themeluar një komisioni për negocimin e sigurimit të vaksinave.Unë jam i kenaqur nga puna e këtij komisioni.Këto të dhëna janë konfidenciale, ata që rrjedhin të dhëna konfidenciale duhet të kuptojnë që dëmtojnë procese. Procesi i sigurimit të sigurimit të vaksinave nuk është lojë. E të rrezikosh sigurimin e vaksinave, ke rrezikuar shëndetin e qytetarit. Ne ftojmë prokurorin e shtetit që të mbrojë shëndetin e qytetarëve dhe të mbrojë këtë proces kaq delikat”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më herët u raportua, se të enjten, më 15 prill ministri, Arben Vitia është dashur ta nënshkruaj kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina, por një gjë të tillë nuk e ka bërë. Për pasojë furnizimi me 500 mije doza vaksinash Pfizer pritet të shtyhet deri ne shtator./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera