Lajme

Arben Gashit i pengon zëri i Albulena Haxhiut: Mos bëj zhurmë ministre

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 10 November 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Arben Gashi gjatë fjalimit të tij në Kuvend i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut të mos bëj zhurmë.

“Mos bëj zhurmë mbrapa ministre. Nënkryetare e Kuvendit, krijo kushte që të mbahet seanca. Për gjuhën që po e përdor ministrja mbrapa kryesuesja e seancës duhet ta largonte nga salla”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka vazhduar duke thënë se zhurma e pushtetarëve aktual do të jetë gjithmonë e ulët krah argumentit dhe përkushtimit të opozitës.

-Advertisement-

“Zhurma e juaj do të jetë gjithmonë më e ulët sesa argumenti dhe përkushtimi jonë për punë. Sado që të bëni zhurmë pak do jetë përballë argumentit. Mungesa e papërgjegjësisë po shkakton zhurmë”, ka theksuar Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera