Lajme

Arben Gashi merr pjesë në takimin e Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 20 March 2023

Anëtari i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Arben Gashi, po merr pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci, i cili po mbahet në Paris të Francës.

Gashi do të marrë pjesë edhe në takimin e nën-komitetit për Demokraci, i cili do të mbahet po të njëjtën ditë.

Në këtë takim pritët të trajtohen shumë tema, si: “Roli i Këshillit të Evropës në parandalimin e vuajtjeve njerëzore si pasojë e konflikteve të armatosura”; “Pasojat politike të agresionit Federatës Ruse mbi Ukrainë”, “Samiti i Reikjavikut i Këshillit të Evropës: të bashkuar rreth vlerave përballë sfidave të jashtëzakonshme”; “Mbështetja e perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor”, si dhe shumë tema të tjera.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera