Arben Gashi: Lajmi i mirë është se pushteti Amerikën nuk po e quan më “Amelika”
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 30 August 2021
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka përshëndetur donacionin e autoblindave të dhuruara nga SHBA’ja, derisa ka pasur kritika për Qeverinë Kurti karshi raporteve me këtë shtet.
Gashi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, fjalë të mira nuk ka pasur për Qeverinë Kurti as për mënyrën e menaxhimit të pandemisë, të cilën e ka cilësuar si “dështim”.
Ata që dje Amerikën e quanin “Amelika”, e qe besa edhe ngjyrën e Shtëpisë së Bardhë ia ndërronin për çdo ditë e në çdo rast, sot, dështimin e tyre në qeverisje dhe keqmenaxhimin e pandemisë, ku për pasojë kemi numër rekord të të infektuarve dhe të vdekurve, po duan ta mbulojnë me këtë lajm të mirë që vjen nga Amerika”, ka thënë ai.
“Mirëpo, lajmi i mirë dhe i vërtetë është se ushtria jonë po ngrit kapacitetet e saj me mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës, si gjithmonë. Lajmi i dytë i mirë, me dëshirën që edhe të jetë i vërtetë është se pushteti i sotëm Amerikën nuk po e quan më “Amelika””, ka shtuar tutje deputeti Gashi.
Postimi i plotë:
Nga Amerika gjithmonë kanë ardhur dhe vijnë veç të mira. Sot, ushtria jonë pranoi donacionin e radhës nga ky shtet mik i përjetshëm, përkatësisht 55 automjete ushtarake të blinduara. Faleminderit, Amerikë!
Ata që dje Amerikën e quanin “Amelika”, e qe besa edhe ngjyrën e Shtëpisë së Bardhë ia ndërronin për çdo ditë e në çdo rast, sot, dështimin e tyre në qeverisje dhe keqmenaxhimin e pandemisë, ku për pasojë kemi numër rekord të të infektuarve dhe të vdekurve, po duan ta mbulojnë me këtë lajm të mirë që vjen nga Amerika. Saktësisht nga Amerika dhe jo nga “Amelika”. Po manipulojnë, po tentojnë që pranimin e këtij donacioni ta përvetësojnë si një meritë të tyre. E vërteta e madhe është krejt ndryshe, ngaqë ardhja e këtij donacioni është meritë e qeverisë së kaluar, bashkëpunimin e secilës me Amerikën, pushteti i sotëm e kontestonte dhe e ofendonte pa pushim, ditë e natë.
Po ashtu, këto automjete të blinduara supozohet se duhet të jenë sekret, ose minimalisht të ekspozuara.
Mirëpo, lajmi i mirë dhe i vërtetë është se ushtria jonë po ngrit kapacitetet e saj me mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës, si gjithmonë. Lajmi i dytë i mirë, me dëshirën që edhe të jetë i vërtetë është se pushteti i sotëm Amerikën nuk po e quan më “Amelika”.
Faleminderit, Amerikë!
Zoti ju bekoftë! /Gazeta Express/
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...