Lajme

Arben Gashi i del kundër Vjosa Osmanit: Keni bërë shkelje procedurale me ndaljen e fjalës së Driton Selmanajt

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 14 April 2020

Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka reaguar pas veprimit të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ia ndali fjalën Driton Selmanajt.

“Keni bërë shkelje procedurale në momentin që ia keni ndërprerë fjalën deputetit Selmanaj. Ai është kryetar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, dhe në atë cilësi po fliste”, tha Gashi raporton Gazeta Blic.

Gashi ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, që t’ia jap fjalën deputetit Selmanaj.

-Advertisement-

Osmani menjëherë ka reaguar pas fjalës së Gashit, duke thënë se ka respaktuar procedurat.

Ajo tha se deputeti Selmanaj e ofendoi, prandaj edhe ia ndali fjalën deputetit të LDK-së.

https://gazetainfokus.com/nxehet-keq-vjosa-osmani-me-driton-selmanaj-ja-ndal-fjalen/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera