Arben Fetahu tregon se a do të anulohet Superliga e basketbollit
Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 27 March 2020
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, u është drejtuar klubeve, basketbollistëve dhe mbarë komuniteti të basketbollit, shkruan Gazeta inFokus.
Fetahu është i lumtur që asnjë sportistë në Kosovë nuk është prekur nga Covid-19 dhe beson se shumë shpejt do të marr fund kjo situatë e krijuar.
Ndër të tjera, ai ka shkruar se janë në kontakt të vazhdueshëm me klubet, basketbollistët dhe FIBA-n, për të shikuar se si do të veprohet në vazhdim.
Fetahu ka theksuar se brenda muajit mars do të merr një vendim për këtë edicion.
Ditë më parë është raportuar në media se FBK-ja, po planifikon anulimin e të gjitha kampionateve, pa u shpall ekipet kampione./Gazeta inFokus/
Mesazhi i kryetarit të FBK-së, Arben Fetahu
Të dashur basketbolldashës, komunitet i basketbollit në Kosovë,
Të dashur qytetarë,
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është duke i përcjellë me vëmendje të shtuar të gjitha zhvillimet që ndërlidhen me pandeminë COVID-19.
Si pothuajse të gjitha aktivitetet tjera në shoqërinë tonë, e edhe anembanë globit, edhe sporti ynë i zemrës basketbolli është ndikuar shumë nga pandemia COVID-19.
Megjithatë për momentin ne duhet të adaptohemi me realitetin e ri të krijuar në të gjithë botën dhe në të njëjtën kohë duhet që të ndjekim me kujdesin më të madh të mundshëm të gjitha këshillat e autoriteteve në vendin tonë në mënyrë që së bashku ta fitojmë edhe këtë betejë, e që kësaj radhe është me një armik më dinak dhe të padukshëm.
Ne do ta kalojmë këtë sfidë së bashku, por derisa të vijë ajo ditë është e rëndësishme duhet t’i zbatojmë masat e udhëzuara nga autoritetet në vendin tonë, pra të qëndrojmë në shtëpi dhe në këtë mënyrë do të kujdesemi për veten dhe për njëri-tjetrin.
Federata e Basketbollit të Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e saj, me basketbollistët e Përfaqësueseve të Kosovës, si dhe me grupet tjera të interesit të FBK-së, dhe i gëzohet faktit se të gjithë janë shëndosh e mirë, kurse uron që të vazhdojë të jetë kështu deri në fund të kësaj beteje.
Gjithashtu, Federata e Basketbollit të Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me FIBA-n, ndërsa stafi i zyrës ekzekutive është duke punuar nga shtëpitë e tyre në detyrat që na presin si shtet organizues i Kampionatit Evropian për grupmoshën U16, Divizioni C, i planifikuar të mbahet prej 11 deri më 19 Korrik 2020.
Me kujdes të shtuar po i vëzhgojmë edhe zhvillimet në federatat simotra sa u përket garave dhe Bordi i FBK-së do të vendosë ditëve në vijim për fatin e garave që organizohen nën ombrellën e saj. Këtë vendim do ta marrim gjatë muajit mars dhe në bashkërendim me autoritetet e Republikës sonë.
Mesazhi i Federatës së Basketbollit të Kosovës është i qartë: mirëqenia e popullatës në përgjithësi dhe e komunitetit të basketbollit në veçanti është dhe do të mbetet prioriteti ynë gjatë kësaj periudhe të rëndë. Prandaj ju lutem kujdesuni dhe ndiqni këshillat e autoriteteve profesionale të vendit tonë që po e bëjnë të pamundurën për ta luftuar armikun global në këto ditë të rënda. Disa thonë që sporti është gjëja më e rëndësishme dytësore në jetë. Edhe ne që sportin e kemi pasur në rend të parë në jetët tona, në këtë kohë pa kohë duhet të pajtohemi me këtë thënie sepse është e qartë se shëndeti dhe mirëqenia janë në rend të parë.
Ndeshjet e basketbollit do të kthehen së shpejti, edhe atë më fuqishëm se kurdoherë më parë!
Ndërkohë, ju lutem pranoni urimet e mia dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës për shëndet të mirë dhe tejkalim sa më të lehtë të kësaj situate.
I juaji,
Arben FETAHU, Kryetar
Të tjera
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...