Sport

Arben Beqiri më i fortë se tumori, portieri kosovar merr dritën e gjelbër për rifillimin e stërvitjeve

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 06 August 2020

Arben Beqiri është më i fortë se tumori.

Portieri i njohur kosovar, Arben Beqiri në janar të këtij viti ishte diagnostikuar me tumor në lukth. Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, Beqiri nuk ka stërvitur me skuadrën e tij, Trepça 89′ – për shkak të sëmundjes që kishte.

Megjithatë, Beqiri e dëshmoi që është më i fortë se sëmundja e rëndë, tumori.

-Advertisement-

31 vjeçari ka përfunduar kimio-terapitë që 2 muaj, ndërsa është duke u shëruar nga kjo sëmundje.

Ai madje ka filluar të mendojë për rikthimin në fushat e blerta, për të ushtruar profesionin e pasionin e tij, futbollin.

Beqiri në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ ka zbuluar se pas takimit me doktorin e tij, Ilir Kurtishi ka marrë dritën e gjelbër për të rifilluar me stërvitje të lehta.

“Sot kam marrë konfirmimin se mund të filloj me stërvitje të lehta, por jo me ngarkesë të madhe. Në muajin shtator do të bëjë edhe një kontroll (CT) dhe nëse ajo del mirë – atëherë do të rikthehem në stërvitje me grupin – që të bëhem gati për kampionat”, tha Beqiri.

Beqiri, prej vitesh është mes portierëve më të mirë të futbollit kosovar.

Gjatë karrierës, Arben Beqiri e ka veshur fanellën e Trepçën ’89, Besës, Trepçës dhe Llapit, ndërsa ka fituar Kupën e Kosovës me Besën e Trepçën 89′.

Shpresojmë që ta shohim Beqirin në fushë, sa më shpejtë!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera