PDK-AAK-NISMA

Arbana Xharra e Fisnik Ismajli në luftë virtuale!

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 28 May 2017

Ish Kryeredaktorja e Zërit, Arbana Xharra është futur në debate të thella me VV! dhe oponentët e tjerë politik prejse ka kaluar në PDK. E më i ashpri me të ka qenë deputeti i VV-së Fisnik Ismaili, i cili përmes FB disa herë radhazi është munduar ta thumbojë ish-gazetaren. Kështu sot përmes një postimi në FB ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka përmendur anëtaren e re të PDK’së duke thënë se kjo e fundit është duke dashur të marrë vëmendje.

Xharra ka reaguar menjëherë duke thënë se Ismaili është munduar të gjejë ndonjë skandal për të por nuk ia ka dalë. Xharra i është drejtuar atij se është i kompleksuar me të kaluarën e tij, pëderisa ajo mburret me të sajën.

Postimi i plotë Xharrës: 

-Advertisement-

Fisnik Ismaili, me paska thene funderrine. Paramendoni cfare qenie njerezore eshte ky person. Sigurisht ka kqyre me gjete ndonje skandal per mu, ka hallakate e ka hallakate, e ka ç’purdhe…e tu mos mujt me besu qe ka njerez pa asnje njolle e te kalume me skandale qe i futen politikes, e leshon nje ofendim te poshter, njejte si vet karakteri i Fisnik Ismaili. Me te thane te drejten Fisnik, pjesen e statusit ku me kishe ofendu ma derguan, se s’kam vakt me u marre me statuse tuja, se pos politikes tash, e gazetarise deri dje, i kam dy djem qe duhet me u marre me ta, me lujte me ta, me msu me ta, me bo buke me fshi e me la naj teshe. Pra Fisnik, ti je i kompleksun me te kalumen tande, une mburrna Fisnik. Ti mundohesh me i arsyetu paret qe i ke marre prej PDK-se, e tash prej Devolleve, e une e qes kryt rahat ne jastyk. Ti Fisnik, e ki nje zor te madh qe i jep zor me ofendu e me shajte njerez ne rrugen e tyne. Sa i gerditshem je, s’ka nevoje me e deshmu une, mjafton me t’i degju fjalet qe i qet goja jote!

Postimi i Fisnkin Ismailit më parë:

Borat, prapë më paske kushtue status, kësaj here tuj e përfundue me një “thirrje” me pasë guxim me tu afrue kur të shoh në rrugë.

Borat, unë nuk ta jap unë kënaqësinë me të folë, e hiç ma pak me të rrehë, të cilën ti mezi e pret, për me u viktimizue, sikur me ato “kërrcënimet” e rreme që i publikojshe. Të kam pas kallxue pse nuk të rrehi, edhe atëherë mbas debatit në Rrokum, ku publikisht të thashë se je mut (e që ata e prenë atë pjesë në fund) e që mbas emisionit merrshe turr si gjel i vocërr me m’nxitë me ti lidhë vesht maje kreje. Përgjegjja mbetet e njajta: Nuk i fëlliqi duert me një mut si ti.

Nëse të kujtohet, në fund edhe dorën ma pate zgjatë, por të pata thanë se ta zgjas vetëm atëherë kur të kërkojsh falje për krejt shpifjet që i ke ba për babën tem. Pate mbetë si i dhimë.

Borat, ti veten e quen njeri të thjeshtë, veç kur dikush ta palon edhe zbothesh si viktimë, e e quen veten opinionbërës me nam, kur ke me rrejtë me atë pordhtalin tand “ma të lexuem” në EuroAzi (po, me lajme për Kallashin).

Ti përveç se je një shpifës, i shitun shumë herë, vuen prej komplekseve të Napoleonit edhe të prejardhjes tande, je dëshmue shumë herë si njeri i keq në shpirt. Disa herë, madje, kam ba thirrje me dalë dikush me e tregue veç një send të mirë që e ke ba për shoqni, s’ka folë njeri i gjallë.

Është shumë e vërtetë që unë jam vulgar, por me paçavrra si ti, njeri vërtetë duhet zbritë poshtë në atë nivel, edhe me e fshi podin me ty, që me u ngritë prapë, edhe me i la duert pastaj.

Sepse ti nuk je veç qytetar i thjeshtë. Je mashtrues edhe vegël e PDK-së, që rren se ke dalë prej saj, derisa vazhdon çdo natë me u takue me Kadrinë në Hotel Emerald. Madje, edhe deputet mezi u pate ba, mbasi dolën nja 30 veta e ta lëshuen vendin, edhe ata me vota të bleme nga 50 euro në Mitrovicë.

E për mue, është kënaqësi me i shpërfaqë fundërrinat sikur ti, e si shoqja jote Arbana, që e lueni të njajtën lojë. Ndoshta njerëzit kanë harrue, por çka ka ba ajo sivjet, ti të njajtën e pate ba në 2010, edhe vazhdon me qenë e njajta vegël.

Ti je veç një attention whore, Borat, një kurvë që lypë vëmendje.

Mue më ke halë në sy, Borat, jo pse jam zyrtar i naltë i Lëvizjes, por sepse jam i naltë intelektualisht për ty, edhe të lexoj si një libër të klasës së tretë. Përveç se ta paloj vazhdimisht, unë edhe shumë herë të kam nxanë në rrenë, prandej zgjoj shumë ma shumë simpati te njerëzit e mirë e të drejtë, se që ki me mujtë ti ndojherë në jetë.

Poashtu, po ta lexoj edhe lojën qetash. Je kah tutesh, Borat. Po dhihesh prej fushatës së mrekullueshme që po e baj unë me shokët e mi në Lëvizje. Qata edhe po mirresh me mu. Po don me ma humbë përqëndrimin, sepse garant edhe i ke premtue Kadrisë që ti merresh me mu, ma ndalë turrin. Amo jo, Borat. Unë po kam kohë edhe me ta palue kur po due, edhe me e vazhdue fushatën me sukses, deri në fitore.

Ashtu qysh i kam krye krejt punët me shumë ma shumë sukses se ti në jetë. Ti je turpi i gazetarisë, profesionit tand, unë jam fituesi i çmimit ma të naltë në botë në dizajn, në profesionin tim. Ti je sinonim i rrenës, unë jam i së vërtetës. Ti i thue vetes satirist, unë të xhbroshi fore kur të due. Ti ke arritë ku je duke u shitë, e tuj u rrasë në bothë të Pacollit fillimisht, mandej Thaçit, tash Kadrisë, unë kam mbërri qetu veç vetë, me qet gjyks. Ti gjatë luftës e ke pasë babën në bunar, unë vetë kam qenë në mal. Ti mezi je ba deputet me vota të bleme, unë jam ba veç prej Facebook-ut, e sivjet po duket se kam me u ba veç tuj ta ba ty bajat.

Prandej jo, Borat, ti asnjihere s’ke me mujtë me u krahasue me mue, e edhe ma pak me mendue se i afrohesh nivelit tim, veç pse nuk po përdorshe gjuhë vulgare si unë. Intelektin nuk e përcakton fjalori, por ditunia, të cilën ti nuk e posedon.

E kjo s’domethanë që unë s’kam me vazhdue me ta ba bajat prapë, sa herë të më jepet rasti.

E nëse ta merr mendja se mundesh me e shpërqëndrue fushatën në duel mes meje e teje, po gabon shumë. S’e ke ti atë fuqi, edhe kurrë s’ke me e pasë. Amo vota u çkoqa tuj marrë falë teje. Për këtë të jam mirënjohës. Vazhdo ha mut kanjiherë, ndreçma edhe naj penall.

Unë zhag kurrë nuk kam thanë se kam me të ngrehë, amo drejtësia, herët a vonë, ka me të zanë edhe ty, e me shofer ka me të çue aty ku e ke vendin. S’ke faj që të ka kapë tuta ty, e Kadrinë, e plot do.

Ditë të mira po vijnë #meZemër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera