Arbana Xharra aderon në PDK
Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 09 May 2017
Gazetarja Arbana Xharra i ka dhënë fund profesionit të gazetarisë dhe është bërë pjesë e politikës. Pak kush nga lexuesit e saj do ta beson, por ajo tashmë është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, partisë të cilën deri pak muj më parë e ka kritikuar ashpër, duke i quajtur edhe parti të krimit e korrupsionit.
Portali INFOKUSI nga burime të saj brenda partisë ka marrë vesh që Xharra ka pranuar ofertën e PDK-së dhe tani vetëm pritet të bëhet publike në një konferencë për media. Lajmin e ka konfirmuar për portalin “INFOKUSI” edhe njëri nga ministrat e PDK-së por është lutur që mos të bëhet publike një gjë e tillë derisa të publikohet zyrtarisht nga vetë Xharra.
Arbana Xharra, siç ka bërë të ditur i njëjti burim tashmë ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita të cilën e ka mbajtur deri më tani si kryeredaktore e gazetës “Zëri”.
Xharra ka disa ditë që ka filluar negociatat me PDK-në, por dje është finalizuar marrëveshja dhe ajo ka pranuar ofertën por nuk dihet ende me çfarë pazari, çfarë posti i kanë ofruar.
Ajo dje është parë në kafiterin “Bonvivant” në Prishtinë, me këshilltarin e Kadri Veselit, Uran Ismailin i cili është edhe pronar i këtij lokali. Në këtë takim siç ka mësuar “INFOKUSI” është biseduar edhe për organizimin e konferencës ku do të bëhet publike kalimi i Xharrës në PDK.
Ngjashëm sikur edhe Margarita Kadriut, pronares dhe kryeredaktores së gazetës “Kosova Sot”, do t’i organizohet një pritje në PDK edhe Arbana Xharrës.
Vetëm se dallim tani është së, Margarita Kadriun kur kishte aderuar në PDK, para zgjedhjeve të vitit 2014 e kishte pritur me lule kryetari i atëhershëm i PDK-së, Hashim Thaçi, ndërsa tani Arbana Xharrën do ta pres kryetari aktual i kësaj partie, Kadri Veseli. Portali “INFOKUSI” ka marrë vesh se ‘mesiti’ i saj për të hyrë në PDK ka qenë, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci i cili prej kohësh ka raporte miqësore me Xharrën.
Ky burim ka treguar se Stavileci ka bindur edhe disa emra të tjerë të njohur t’i bashkohen PDK-së e ata do të behën të ditur ditëve në vazhdim.
Një femër tjetër e cila po flitet se shpejti do t’i bashkohet PDK-së e që është figurë e njohur në gazetari, por akoma nuk e ka konfirmuar, është po ashtu shoqe e ministrit Stavileci. /INFOKUSI
Të tjera
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...