Rozë

Arbana Osmani merr mesazhe mallkimi për fëmijët e saj, vjen me një reagim

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 29 December 2021

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani më shumë se kurrë po komentohet në mediet rozë.

Suksesi që ka “Big Brother Vip” dhe Arbana si moderatore pa dyshim se është shumë e përfolur dhe nuk harron të tregohet e afërt me ndjekësit e saj,

-Advertisement-

Së fundmi, ajo ka befasuar të gjithë me një mesazh që publikoi në Instagram ku zbuloi se nga një grua e cila është vet nënë ka marrë mallkime për dy fëmijët e saj.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, shkruan Arbana në mesazhin e saj./Blic/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera