Lajme

Arban Abrashi po ia njeh ditët Vetëvendosjes, i përgjigjet Haki Abazi

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 08 April 2020

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi tha që Vetëvendosjes i kanë mbetur veç edhe një javë kohë.

Kjo që të bëjë nominimin e mandatarit të ri për të krijuar qeverinë, shkruan gazeta inFokus.

Abrashi këtë e tha duke u thirru në afatin dyjavor derisa shtoi që nëse nuk e dorëzojnë emrin kjo mundësi do t’i shkoj LDK-së si parti e dytë.

-Advertisement-

E ndaj kësaj ka reaguar Haki Abazi që është edhe zëvendëskryeministër në detyrë i Kosovës.

Abazi tha që llogari mund të bëjnë Isa Mustafa e Hashim Thaçi mes vete por jo të vendosin mbi ligjin, shkruan gazeta inFokus.

“Isa Mustafa e Hashim Thaçi mund të bëjnë llogari me njëri-tjetrin por nuk mund të vendosen mbi ligjin dhe mbi kushtetutën, nuk mund të vendosin afate e të numërojnë ditë. T’i përmbahen ligjit dhe kushtetutës, sepse është kohë pandemie dhe na duhen sa më pak probleme të tilla”, ka thënë Abazi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera