Arban Abrashi : LDK-ja e bëri Kurtin kryeministër
Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 29 May 2020
Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që erdhi në përfundim se dekreti i presidentit për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, deputeti i LDK-së Arban Abrashi tha se kanë qenë të bindur në këtë aktvendim.
“Realisht e themi po atë qëndrim që e kemi thënë edhe kohë më parë që LDK-ja do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese – jo vetëm këtë, por edhe vendimet e mëhershme – sepse, Gjykata Kushtetuese si organi më i lartë duhet të respektohet. Mbi të gjitha është edhe obligim ligjor dhe kushtetues që të gjitha organet publike, duke përfshirë edhe Kuvendin dhe Qeverinë, të respektojnë dhe të bashkëpunojnë me Gjykatën Kushtetuese”.“Gjithsesi që kemi dërguar komentet tona dhe kemi qenë të bindur në këtë lloj aktgjykimi, sepse po flasim për një demokraci parlamentare ku thelbi është shumica në Kuvend”.
“E mirëpresim këtë aktvendim dhe ftojmë të gjitha subjektet politike sikur tani, por edhe në të ardhmen për çfarëdo çështje që ngritet në Gjykatë Kushtetuese të respektojnë ato vendime”.Abrashi në Info Magazine të Klan Kosovës ka komentuar të gjitha cilësimet që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë karshi LDK-së dhe partive të tjera ku mes tjerash thotë se janë bërë “marioneta të presidentit Hashim Thaçi”, derisa për Gjykatën Kushtetuese vlerëson se “u rreshtua me kapësit e shtetit”.“Kjo aspak nuk është e vërtetë. Ndjej keqardhje për këtë gjuhë dhe narracion që po e shtyn përpara Lëvizja Vetëvendosje, dhe më shumë duket si indoktrinim se sa politikë normale. Po flasim për demokraci parlamentare ku gjithçka sillet rreth Kuvendit që zgjedh organet e tjera, si presidentin dhe qeverinë”.
“Qasja e tillë nuk i bën mirë demokracisë në Kosovë. Kjo qasje nuk fillon vetëm sot, por që nga qeverisja e Albin Kurtit kemi parë se kanë shkelur mbi Kushtetutën dhe vendimet e saj – dhe janë sjellë sikur asgjë nuk po ndodh dhe si duket kjo është mënyrë e politikbërjes së tyre”.“Albin Kurti nuk po e gjen veten në këtë sistem politik, nuk po mund të funksionojë në kuadër të kësaj Kushtetute dhe po del jashtë rendit kushtetues dhe kjo është keq edhe për vet Lëvizjen Vetëvendosje dhe për qytetarët e Kosovës, sepse po i indoktrinon me shumë të pavërteta”.
“Diskursi i përgjithshëm që po përdorin si fjalitë ‘të gjithë janë rreshtuar nën presidentin’, ‘Garda e vjetër në LDK’, ‘parti e stërvjetruar’ tregon që nuk e kanë sensin themelor për politikbërje dhe atë elementar të bashkëpunimit. Kushtetuta në Kosovë imponon kompromis dhe mirëkuptim mes subjekteve politike, prandaj nëse një kryetar partie thotë vazhdimisht që disa janë të vjetër, të këqinj dhe nuk dinë, atëherë kjo është e papranueshme dhe përbën një përjashtim prej këtij sensi politik”.Por, çka thotë Arban Abrashi për protestat e mundshme që mund të organizojë Lëvizja Vetëvendosje për të kundërshtuar vendimin e Kushtetueses?“Nëse dikush shkel vazhdimisht Kushtetutën dhe po lobohet që të mos respektohet Kushtetuta, atëherë organet përgjegjëse duhet të marrin veprime konkrete”.Si e sheh ai faktin që qeveria e re me shumë gjasë do të krijohet nga të gjitha subjektet e tjera politike, pa përfshirjen e subjektit fitues – që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje?“Albin Kurti dhe të gjithë simpatizantët e tij duhet ta dinë që LDK-ja e ka bërë Albin Kurtin kryeministër.
Të tjera
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...
-
Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking
Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjal...
-
Lajçak nga shtatori me post të ri
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të ...
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...