Arban Abrashi, kandidat i LDK’së për Kryetar të Prishtinës?
Autori: Gazeta inFokus
12:05 | 20 August 2017
LDK tashmë ka vendosur për kandidatin për kryetar të qytetit më të rëndësishëm në Kosovë. Është Arban Abrashi, aktualisht deputet dhe ish-ministër në Qeverinë e Isa Mustafës. Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku janë tërhequr nga gara për shkak të frikës prej humbjes. Ndërsa, Ismet Beqiri ka gjasa të jetë kandidat për Kryeqytet nëse tërhiqet Abrashi nga gara.
Shpend Ahmeti do të përballet në garën për Kryetar të Prishtinës me Arban Arbashin, deputetin aktual të LDK’së.
Kjo është vendosur nga udhëheqja e LDK’së.
Burime të Express kanë treguar se Lumir Abdixhiku e Vjosa Osmani s’kanë pasur guxim të hyjnë në garën për të udhëhequr qytetin më të rëndësishëm në Kosovë.
Arbashi nuk është përgjigjur thirrjeve të Express nëse do të jetë kandidat i LDK’së për Kryetar të Kryeqytetit.
Ndërkohë, Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, një ditë ma parë, ka thënë për Express, se në kandidatë për Kryetar të Prishtinës janë: Arban Abrashi, Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani e Ismet Beqiri.
Ish-Kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka disa muaj që ka nisur të bëhet gati për të qenë kandidat për Kryetar të Kryeqytetit. Mirëpo, duket se as kësaj radhe nuk do të jetë kandidat.
“Ismet Beqiri mund të kandidojë vetëm nëse tërhiqet Arban Abrashi”, ka thënë një zyrtar i LDK’së.
Prej pasluftës, Prishtinën e kishte udhëhequr LDK’ja. Fillimisht Kryetar ishte Ismet Beqiri, pastaj Isa Mustafa. Në mandatin e fundit, Prishtinën e ka udhëhequr Shpend Ahmeti.
Deri tash, në garën për Kryetar të Prishtinë janë: Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, Arbër Vllahiu i AAK’së dhe Arban Abrashi i LDK’së.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...

































