Lajme

Arban Abrashi apo Ismet Beqiri? LDK nesër publikon emrin e kandidatit për Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 21 August 2017

LDK nesër do ta bëjë publik emrin e kandidatit për garën për kryetar të Prishtinës. Kjo është bërë e ditur nga vet nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu.

“Për Prishtinën dhe Prizrenin jemi ende në diskutim. Sot ende nuk ka vendim. Vendimi do të merret nesër”, ka thënë Veliu pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së këtij subjekti politik.

Ndërkohë që garë e ngushtë për të qenë kandidat për Prishtinën është duke u zhvilluar në mes të Arban Abrashit dhe Ismet Beqirit. Ky i fundit, siç i kanë pohuar Gazetës Express zyrtarë të LDK’së, mund të kandidohet vetëm nëse nga gara heq dorë Abrashi.

-Advertisement-

Ndërsa Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku ishin dy emrat tjerë, të cilët u larguan nga gara e brendshme e Lidhjes Demokratike për kryeqytet. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera