Lifestyle

Aral, liqeni që mund të shfaqet sërish

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 02 June 2017

Një herë e një kohë Aral ishte një nga katër liqenet më të mëdha në botë.

Prej dekadash shfrytëzimi dhe ndërhyrja nga njeriu e kanë reduktuar në maksimum përmasat e tij. Sot peshkarexha të mëdha që peshkonin njëherë e një kohë kanë prekur bazën me rër të liqenit, tashmë të tharë në një pjesë të madhe të tij.

Tërheqja e ngadaltë e ujërave bëri që, në 1987, Aral të ndahej në dy liqene të ndryshme, një në jug e një në veri. Pak shpresë megjithatë ekziston akoma. Kazakistani ka nisur një projekt që tenton të shpëtojë pjesën perëndimore të Aral, pra atë që kalon në territorin e tij.

-Advertisement-

Për këtë arsye në 2005 u ndërtua një digë, që ndan ujërat në veri të liqenit nga ato në jug, duke rritur prurjet e lumit Syr Darya. Rezultatet kanë qënë të mira. Sipas të dhënave zyrtare në një dekadë peshqit janë pesëfhisuar në rajonin e Kyzylorda, ndërsa vija bregdetare, rreth 100 km, ka avancuar me 20-25 km. Sigurisht që është shumë larg liqenit antik Aral, por fshatrat që e rrethojnë kanë nisur të ripopullohen me njerëz dhe aktivitete të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera