Lajme

Aprovohen tarifat e ujit për periudhën 2022-2024

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 31 December 2021

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka aprovuar tarifat për Ofruesit e Shërbimeve të Ujit, për periudhën 2022-2024.

Nga ARRU thonë se tarifat për ujë dhe ujëra të ndotura të aprovuara përmes këtij procesi tarifor reflektojnë koston reale të prodhimit të ujit të pijshëm, shkarkimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura dhe se tarifat janë mbajtur të pandryshueshme.

Tarifat fikse të ujit në KRU “Prishtina” nuk kanë pasur ndryshime. Ndryshime ka vetëm tek disa kategori. Tani tarifa e ujit për kategoritë e konsumatorëve shtëpiak është rritur për një cent. Tarifa vulometrike për shërbimet e ujësjellësit nga 43 cent është bërë 44 cent për metër kub, ndërsa tarifa vulometrike për shërbimet e ujërave të ndotura kanë ndryshuar nga 0.05 sa ishte në 0.06, pra dhe këtu ka pasur rritje për një cent në metër kub.

-Advertisement-

Kurse tek kategoritë jo-shtëpiake(komerciale dhe institucionale), tarifa vulometrike për shërbimet e ujësjellësit ishte 0.69 për metër kub, ndërsa tani me tarifa të reja është 0.67, që i bie se ka pasur ulje në dy cent. Ndërsa, tarifa vulometrike për shërbimet e ujërave të ndotura nga 0.11 sa ishte, tani është bërë 0.13 cent për metër kub. Pra, këtu ka pasur rritje të çmimit për dy cent.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera