Auto&Tech

“Apple” kryeson tregun botëror të aksesorëve inteligjentë

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 02 March 2018

Uashington, 2 mars – Shitjet e mira të modelit të fundit të orës inteligjente të “Apple” në fund të vitit 2017 e nxorrën gjigantin kalifornian në krye të tregut botëror të aksesorëve elektronikë të ndërlidhur që mbahen me vete, njoftoi sot kabineti i studimit IDC.

“Sipërmarrja e drejtuar nga Tim Cook, që nuk publikon të dhëna mbi këtë fushë, ka shitur rreth tetë milionë ‘AppleWatch’ në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, që përbëjnë 21% të shitjeve në përgjithësi, në këtë periudhë, të aksesorëve individualë të ndërlidhur (ora, syze, byzylykë për fitnes, veshje etj)”, vlerëson IDC-ja.

Rivali i tij amerikan, në këtë sektor, “Fitbit”, doli në vend të dytë duke zënë 14,2% të tregut në tremujorin e katërt duke kaluar kinezin “Xiaomi” (13%).

-Advertisement-

Në të gjithë vitin, Apple ka shitur 17,7 milionë ora të ndërlidhura në botë, ose 15,3% të tregut në këtë sektor, sipas këtij studimi, që theksoi se “Xiaomi” ishte i dyti (13,6%) dhe “Fitbit” (13,3%).

“Interesi për orat inteligjente vazhdon të rritet dhe ‘Apple’ është pozicionuar mirë për ta tërhequr këtë kërkesë”, shpjegoi Ramon Llamas, drejtor i kërkimeve në kabinetin IDC.

Tregu botëror i aksesorëve inteligjentë që vishen është rritur me 10,3% në vitin 2017 duke arritur 115,4 milionë pajisje të shitura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera